Cristiano shënoi golin e 300-të me fanellën e Real Madridit në La Liga dhe kështu u bë lojtari i dytë që e arrinë këtë shifër pas Leo Messit që tashmë ka 370 gola.
Portugezi e arriti këtë statistike për një kohë rekorde prej 285 ndeshjeve në krahasim me rivalin e tij Leo Messin që e kishte arritur për 326 ndeshje, 41 ndeshje më shumë se Portugezi.
Gjithashtu, legjenda Madrilene është lojtari që ka përqindjen më të mirë të golave në historinë e La Ligas – 1.05 gola për ndeshje.
Cristiano: 300 gola në 285 ndeshje – 1.05 gola për ndeshje
Messi: 370 gola në 407 ndeshje – 0.90 gola për ndeshje
Zarra: 251 gola në 277 ndeshje – 0.90 gola për ndeshje
Mundo: 195 gola në 229 ndeshje – 0.85 gola për ndeshje
Pahino: 210 gola në 278 ndeshje – 0.75 gola për ndeshje