Ndonjëherë të besosh në një ide është gjëja më e rëndësishme për të krijuar një metodologji apo ndryshe thënë, është forma më efektive për t’a futur atë në kokën e të tjerëve. Lopetegui, për çudinë e të gjithëve, ka vendosur të bëje rotacion në portë dhe në këtë mënyrë ka blinduar Real Madridin, që është i pamposhtur si në Champions ashtu edhe në La Liga, të paktën kështu kanë treguar senzacionet e para.
Kjo e Lopeteguit nuk është vetëm një impuls e as diçka e improvizuar. Është një vendim të cilin e ka marë duke u bazuar në ndjeshmërinë që ka për futbollin, fillimisht duke marë parasysh faktin që ka qenë një portier, e më pas një trajner. Në bazë të kësaj dhe në bazë të çdo gjëje që po ndodh ditë për ditë në Valdebebas, Lopetegui ka parë të arsyeshme të praktikoje politikën e rotacioneve: Keylor pësoi katër gola në Superkupën e Europës por më pas nuk pësoi asnjë ndaj Getafes, pësoi vetëm një në Montilivi dhe asnjë ndaj Romës. Ndërsa Courtois, pësoi vetëm një ndaj Leganes, një tjetër ndaj Athletic dhe asnjë ndaj Espanyol. Kështu siç shkojnë ndeshjet, duket sikur fitoret janë pak edhe meritë e portierëve, të cilët po bëjnë më të mirën e tyre falë edhe rivalitetit të shëndetshëm që ekziston në skuadër.
Dhe këtë e dëshmojnë më së miri edhe statistikat, të cilat nuk gënjejnë kurrë: që kur Real Madridi rivalizon për titullin me Barcelonën dhe Atleticon e Simeones, Madrilenët nuk kanë pësuar asnjëherë kaq pak gola në ndeshjet e para.
Këto janë statistikat sa i përket golave të pësuar që nga sezoni 2012/13:
Në këtë fillim sezoni, Real Madridi ka pësuar më pak gola (3) se Atletico Madrid (4) dhe Barcelona (5).
Është e vërtetë që Real Madridi nuk i ka më golat e Cristiano Ronaldos, por të paktën skuadra nuk pëson më gola si në sezonet e shkuara. Lojtarët i janë përgjigjur thirjes për fokus nga ana e Lopeteguit dhe numrat nuk gënjejnë, janë këto që janë.