Ish lojtari Madrilen, aktualisht një lloj ambasadori i Real Madridit dhe analist në RM TV, Alvaro Arbeloa, është shprehur i lumtur pas fitores së sotme dhe pas ndeshjes ka kontaktuar drejtëpërdrejtë nga zona e konferencave për shtyp, Lucas Vazquez ku e ka krahasuar me Michael Laudrup, ish lojtarin Madrilen.
”A jeni një Michael Laudrup apo çka? Unë e shoh që je i lumtur dhe në një formë të mirë. Tani ju vleni 30 apo 40 milionë euro. Unë e kam lënë numrin 17 në duar të sigurta.”, ishin fjalët e Arbeloas për Vazquez.
Ndërsa lojtari Madrilen që aktualisht është asistuesi më i mirë i ekipit këtë sezon iu përgjigj kështu duke qeshur: ”Askush me numrin 17 mbi shpinë nuk ka dhënë asiste më shumë, miku im.”, që bëri të qesh ish lojtarin Madrilen.