Cristiano e Zidane u larguan këtë verë nga Real Madridi, por kjo e fundit do të jetë gjithmonë një shtëpi për ta.
Një gjë të tillë e pohoi sot presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, para anëtarëve të asamblesë Madrilene.
“Cristiano është një shembull për këdo që do të veshi këtë fanellë. Faleminderit prej tij. Zidane është një nga referencat tona të gjithanshme. Si trajner ai ka hyrë në histori si një nga më të mëdhenjtë në Real Madrid”, deklaroi Perez.
71 vjeçari kujtoi edhe suksesin që e pati klubi Madrilen sezonin e kaluar si në futboll ashtu edhe në basketboll.
“Real Madridi është kampion evropian në futboll dhe basketboll për herë të parë në historinë e tij”, vazhdoi ai.
I pari i Madrilenëve u shpreh krenar për momentin historik, që po e përjeton klubi i tij, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik dhe social.
“Fitorja e të 13-të vazhdoi projektin që filloi në vitin 2000-të. Përsëri Real Madridi është bërë klubi i vetëm që ka fituar tre trofe te Ligës së Kampioneve rradhazi. Kjo si rezultat i projektit tonë sportiv”, tregoi Perez.
Perez tha se lojtarët më të mirë luajnë për Real Madridin, duke vënë theks të veçantë mbi Modricin i cili u shpall lojtari më i mirë në Europë dhe Varanen i cili fitoi Kupën e Botës me Francën.
“Modriç u zgjodh si lojtari më i mirë, mesfushori më i mirë i Ligës së Kampionëve dhe është kandidat për çmimin ‘The Best’. Një përmendje e veçantë duhet t’i bëhet edhe Varane i cili është kampion bote me Francën”, deklaroi Perez.
Perez siguroi se Vinicius Jr dhe Odriozola do të jenë yjet e së ardhmes, pëderisa rikujtoi se 10 lojtarë aktual të ekipit të parë janë produkt i akademisë Madrilene.
Këtë gjë spanjoll po e konisderon si strategji të tyren.