Florentino Perez ka dhënë një intervistë për mediat ku ka diskutuar për çështje të ndryshme lidhur me klubin, mes tjerash largimin e Cristiano Ronaldos, rinovimin e Santiago Bernabeut dhe ekipin e basketbollit.
Presidenti Madrilen theksoi që Real Madridi nuk dëshironte t’a shet Cristiano Ronaldon por ka qenë vet dëshira e lojtarit për t’u larguar.
”Ne nuk donim t’a shisnim Cristiano Ronaldon, ai dëshironte të largohej. Për të gjitha gjërat e mira që ka bërë, ne duhej të hapnim dyert për të”, potencoi presidenti.
Ndërsa për rinovimin e stadiumit, Perez zbuloi që shuma e konstruktimit do të kape rreth 300 milion euro dhe do të zgjasë rreth 3.5 vite.
”Ne duhet të marim një vendim për punën nga fundi i vitit, veçanërisht në çështjen financiare. Koha e menduar për zhvillimin e stadiumit është 3.5 vite. Kapaciteti nuk do të rritet edhe pse do të ketë 800 vende të reja për njerëzit me aftësi specifike.”
”Kostoja e ndërtimit do të kap 300 milion eurot, më tepër se 100 milion do të investohet në paisje teknologjike dhe përmirësime të tjera në interiorin dhe pjesën e jashtme të stadiumit. Nuk na pëlqen ndryshimi i emrit të stadiumit me ndonjë emër sponzori.”
”Pasuria neto e Real Madridit është 500 milion euro por vlera e klubit është 4 miliard. Na kanë ofruar më tepër se 4 miliard euro për t’a shitur dhe pas ndërtimit dhe zhvillimeve të reja, do të na ofrojnë 8 miliard.”
Presidenti Perez poashtu zbuloi që ka kërkuar nga NBA të përfshije ekipin e basketit të Real Madridit në konferencën lindore.
”Kam kërkuar nga NBA të përfshirje ekipin e basketit në Eastern Conference (konferencën lindore). NBA dëshiron të krijoje një konfederatë Europiane por Real Madridi është e vetmja skuadër që dëshiron të përfshihet. Ne duam të garojmë në kampionatin më të mirë në botë.”