Roma do të tentoje surprizën në Santiago Bernabeu dhe Daniele De Rossi ka lënë të kuptohet në konferencën për media që nuk do të jetë ndonjë çlirim fakti që Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent.
”Real Madridi është një skuadër me plot lojtar të mëdhenjë, ata nuk ishin thjesht Ronaldo kështu që unë nuk ndjej ndonjë çlirim për shkak të mungesës së tij,” pranoi ai në konferencën për media.
”Nëse ata do të kishin shitur 8 lojtar atëherë mbase do isha ndjerë më i lirë.”
”Ronaldo shënon shumë gola por Real MAdridi përsëri ka shumë lojtar të mirë në sulm.”
”Kam shumë respekt dhe admirim për ta.”
Roma arriti gjysmëfinalen në sezonin e kaluar, por nuk mund të kishte kërkuar për një ndeshje hapëse më të vështirë se sa kjo e sontmja ku duhet të luajnë ndaj kampionit aktual dhe në shtëpinë e tyre.
”Nëse do të mund të kisha zgjedhur, mbase do të zgjidhja një tjetër kundërshtar për ndeshjen hapëse,” shpjegon ai.
”Në të shkuarën jemi përballur me skuadra që në teori janë të lehta dhe më pas na kanë shkaktuar shumë probleme.”
”Do të bëjmë atë që kemi bërë disa muaj më parë (ndaj Barcelonës) dhe do të luajmë në të njëjtën mënyrë.”
Tashmë nuk është një sekret që mesfushori Italian kishte shumë herë mundësinë për të nënshkruar me Real Madridin gjatë karrierës së tij, por 35 vjeçari është i vendosur të përjetoje eksperiencën e të luajturit në stadiumin e famshëm si kundërshtar.
”Jam shumë i emocionuar, është një stadium i jashtëzakonshëm ku shfaqen emocione unikale,” theksoi ai.
”Mund të jetë ndeshja ime e fundit në Bernabeu.”
”Është një ndeshje shumë e rëndësishme, delikate për ne, duhet të interpretojmë këtë emocion në mënyrë pozitive, është gjithmonë shumë bukur të luash këtu.”