Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, njihet për karakterin e tij të fortë dhe për përgjigjet ndaj komenteve që e sulmojnë atë apo Real Madridin.
Mesazhi i tij ndaj Antoine Griezmann ishte i fundit në serinë e reagimeve të tij në vitet e fundit.
Më poshtë, ju kemi sjellur reagimet e tij më interesante ku ai nuk mund të përmbante veten.
Për besimin e Griezmann që ai duhet të fitoje Topin e Artë
”Injoranca e tij është shumë e lartë,” thotë Ramos.
”Kur dëgjoj këtë djaloshin teksa flet më kujtohet Totti, Xavi, Raul, Iniesta, Iker, lojtar që kanë fituar gjithçka dhe nuk kanë fituar Topin e Artë. Ai duhet të mësoje disa vlera nga trajneri i tij, Cholo Simeone, apo nga bashkëlojtarët, Godin dhe Koke.”
Për derklaratën e Ronaldos që ndjente se Juventus është më tepër një familje se sa Real Madridi
”Jemi ndjerë gjithmonë si një familje këtu,” thoshte Ramos.
”Klubi është mbi të gjithë lojtarët, madje edhe mbi ata të cilët janë emblemë si puna e tij.”
”Real Madridi nuk do të ndaloje së fituari.”
Për deklaratat e Jurgen Klopp që shpeh përfshihet në incidentin kontravers të finales
”Ai dëshiron të arsyetohet për faktin që nuk e fitoi finalen, por nuk është e para që ka humbur,” thoshte Ramos.
”Por, nuk ka gjë, e kuptoj.”
Për Maradonën që thoshte se Ramos nuk është një top lojtar, ndryshe nga Diego Godin
”Maradona ishte një super lojtar, por në Argjentinë e dinë të gjithë që ai është vite dritë prapa lojtarit më të mirë në historinë e Argjentinës, që për mua është Lionel Messi.”
Për fjalët e Gerard Piques që akuzonte arbitrat për ndeshjen Real Madrid vs Bayern Munich në vitin 2017
”Lëreni le të flasë dhe lëshojani ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain të shohim a mendonë të njëjtën,” deklaronte Ramos.
Për Dani Alves që deklaronte se Ramos i kishte thyer shpinën Sevillas
”Dani Alves një vit e dashuron Brazilin, vitin tjetër Spanjën dhe vitin tjetër Italinë,” përgjigjej Ramos.
”Nuk kam asgjë për të thënë, sepse ndjenjat nuk mund të maten.”
”Unë jam një Sevillista dhe kjo nuk do të ndryshoje për asgjë.”
Për Jose Mourinhon që theksonte se Ramos nuk kishte luajtur një çerekfinale të Championsit përpara se ai të arrinte
”Ajo që thotë ai është e vërtetë, pasi me arritjen e tij ne filluam të kalonim çerekfinalet dhe tani kemi fituar tre Champions League rradhazi,” përgjigjej Ramos.
Për Juanfran që deklaronte se Atletico udhëheq me kryeqytetin
”Do të këndojmë një këngë, sepse ndonjëherë njerëzit harrojnë,” thoshte Ramos.
”Le t’a dinë të gjithë Indianët (pseudonim për fansat e Atleticos) se kush është në krye të kryeqytetit.”