Pas barazimit 1-1 në Nuevo San Mames, Julen Lopetegui ka folur për mediat dhe ka analizuar rrjedhën e takimit. Sipas teknikut, skuadra nuk duhet të kënaqet me barazimin ndonëse kjo ishte një transfertë e vështirë.
”Është një stadium i vështirë. Bilbao na bëri gjërat e vështira dhe kur futesh në dinamikën e tyre, ata të kapin. Në pjesën e dytë, kishim më tepër kontroll dhe më tepër raste për të shënuar, por barazimi nuk është asnjëherë diçka me të cilin Real Madridi është i kënaqur. Ne bëmë gjëra me të cilat e merituam edhe fitoren.”
”Erdhëm këtu për tre pikët por nuk arritëm t’i marim ato. Na mungoi preciziteti në fazën finale në shanset që krijuam. Na munguan golat. Kemi goditur dy herë më tepër se sa kundërshtarët por pa sukses.”
”Zëvendësimi i Modric për Iscon? Ishte diçka e planifikuar që përpara ndeshjes. Pauza e kombëtareve gjithmonë e ndryshon formacionin startues. Mariano? Mund të kishte qenë një opsion por menduam që Bale kishte nevojë për zëvendesim. Lucas ka bërë mirë.”