Real Madridi ka pasur një përballje të vështirë në San Mames kundër Athletic Bilbaos, një ndeshje që përfundoi në ‘paqe’, me rezultat 1 – 1.
Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat ku rezultuan të suksesshme, ky ishte një test i vështirë për madrilenët të cilët shënuan barazim ndaj Bilbaos. Ndeshja nisi pa ndonjë rast konkret deri në minutën e 32-të, kur Iker Munian zhbllokoi shifrat dhe i dhuroi avantazhin Athletic Bilbaos.
Megjithatë, pjesa e parë përfundoi me baskët që ishin në avantazh. Në pjesën e dytë edhe pse madrilenët tentuan disa herë, ishte e vështirë për të gjetur rrjetën, ku pas 18 minuta lojë pasi filloi pjesa e dytë, Isco i cili ishte i sapo inkuadruar barazoi shifrat. Të dyja skuadrat tentuan disa herë të ndryshonin rezultatin në pjesën tjetër të lojës, por siç duket fati i kësaj ndeshje ishte të përfundonte me barazim.
Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni golat dhe rastet më të mira të ndeshjes: