Formacioni i Lopeteguit për ndeshjen e sontme duket se është zgjidhur, sidomos në mesin e fushës. Me treshen sulmuese të formuar nga Bale, Benzema dhe Asensio, ekzistojnë 3 pozita në mesfushë por janë 4 lojtarët që mund të vendosen në këtë skemë dhe trajneri është i detyruar të largojë nga formacioni njërin prej tyre.
Për këtë rast, Casemiro mund të pushojë pasi është kthyer vonë nga kombëtarja të enjtën në mëngjes pasi ishte në SHBA me kombëtaren e tij. Nëse kjo ndodh, atëherë Lopetegui do të startonte me Kroos, Isco dhe Modric.
Tekniku Madrilen ka shumë opsione në mesfushë por preferon këta 4 lojtarë për pozitat e mesfushës.