Vinicius Jr u stërvit gjatë kësaj pasdite në qendrën stërvitore para vëzhgimit të trajnerit Lopetegui dhe këtë e bëri edhe gjatë gjithë javës kur bashkëlojtarët e tij gjendeshin në detyra kombëtare.
Kjo e ka shtyrë atë që të bëjë përpjekje të mëdha për t’a bindur trajnerin që t’a ftojë për ndeshjen e nesërme ndaj Athletic Bilbaos në San Mames me fillim në ora 20:45.
Supertalenti Brazilian pret një ftesë gjatë ditës së nesërme që së paku të jetë në stol dhe të pres për minutat e tij dhe e vërteta është se ai do të ketë mjaft konkurrencë të hyjë në fushë nga stoli duke përfshirë edhe Marianon.
Trajneri Madrilen do të zbulojë listën e të ftuarve nesër në mëngjes atëherë edhe kur ekipi do të udhëtoj për në Bilbao.