Marco Asensio nuk është përfshirë në listën e të ftuarëve për ndeshjen e sotme ndaj Alaves me fillim në ora 16:15.
Sipas raporeve nga Marca, mesfushori Spanjoll do të mungojë në ndeshjen e sotme për arsye se gjatë ditës së djeshme ka pasur një ndërhyrje tek stomatologu ku ka hequr një dhëmbë, gjë që i pamundësoi të marrë pjesë në stërvitjen e djeshme dhe Zidane nuk ka deshiruar t’a ngarkojë atë të paraqitet i papërgatitur 100% në ndeshjen e sotme.
Kjo është ndoshta hera e parë në vitet e fundit që ndodh të mungojë një lojtarë për këtë lloj të arsyes.