Vitet kalojnë por klasi mbetet. Kjo është thënja e famshme që përdoret për shumicën e lojtarëve që dikur ishin legjenda dhe tani po shijojnë penzionimin e tyre dhe nuk e kanë lënë anash futbollin, sportin e tyre të jetës.
Kjo vlen edhe për brazilianin Roberto Carlos i cili njihej për të majtën e tij të fuqishme në Real Madrid dhe në kombëtaren e tij. Carlos ishte ai që tmerronte portjerët kundërshtar me super-goditjet e tij të fuqishme dhe të cilat ishin pothuajse të pandalshme.
Këtë po e bën edhe tani i famshmi Roberto. Në një ndeshje futsalli bamirësie në Japoni, Carlos shënoi disa gola mjaft të bukur dhe njëri prej tyre ishte një bombë e vërtet me goditjen e fuqishme me këmbën e majtë të tij.
Ju ftojmë t’i ndiqni videot e mëposhtme ku shihen më së miri këta gola të Carlos:
出たよロベカルの悪魔の左足⚽️ pic.twitter.com/i46B8TpkaF
— やーパパ (@bm32k) September 8, 2018