Zinedine Zidane i ka kërkuar falje lojtarit të tij, Dani Ceballos, që e inkuadroi vetëm 30 sekonda në ndeshjen e fundit që ekipi e fitoi ndaj Leganes.
”U ndjeva keq, me të vërtetë shumë keq,” thotë Zidane kur u pyet për inkuadrimin e Ceballos në vetëm 30 sekondat e fundit.
Gjithashtu tekniku shtoi: ”I thash që nuk më pëlqen të fus një lojtarë për 30 sekondat e fundit. Ai nuk ka patur minuta të mjaftueshme dhe pavarësisht kësaj vazhdon të punojë, është fantastik dhe unë e mbaj mend ndeshjen ndaj Alaves kur shënoi dy gola.”