Fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Leganes ka qenë ngritja e fundit e Real Madridit në renditjen tabelare, që tani ka filluar të rregullojë gjërat pas gjysmës së parë katastrofike të sezonit. Gjysma e dytë është një tjetër histori. Lojtarët Madrilen kanë luajtur 6 ndeshje në këtë raund dhe kanë arritur 5 fitore dhe një barazim. Një seri që i ka vendosur në vendin e 3’të dhe me synimin e ardhshëm, ta kalojnë Atleticon në vendin e 2’të.
Ndaj Alaves, ekipi Madrilen ka mundësi të afrohet në vetëm 4 pikë larg rivalit të tyre nga qyteti, dy ndeshjet e të cilëve janë vs. Sevilla dhe vs. Barcelona. Për momentin Madridi ka pesë pikë më shumë se në raundin e parë dhe kjo është vërejtur menjëherë në renditjen e kampionatit.
Përmirësim i madh
13 janari i ekipit i dërgoi ata drejt fundit të La Ligas me humbjen në shtëpi ndaj Villarealit. Ishte ndeshja e fundit e gjysmës së parë të kampionatit dhe Los Blancos në vendin e 4’të gjendeshin 19 pikë prapa liderit. Përvec kësaj ka vetëm një pikë para Villarealit dhe tri pikë para Sevillas,që gjenden në luftë për pozicionin që dërgon direkt në Champions League. Në një muaj e gjysmë, situata është përmirësuar dukshëm. Madridi është në vendin e 3’të pas rikuperimit të 10 pikëve në Valencia dhe ka një ndeshje prej 9 pikësh në krahasim me Sevilla, e pesta, që mendon për kualifikimin në CHL.
Një ngritje në tabelë që ndohi pasi ekipi i Zidane rikuperoi golat. Madridi përfundoi raundin e parë me 20 gola në favor më pak se Barcelona. Megjithat ata tani kanë vetëm 4 më pak se Blaugranët, pas 26 golave që kanë shënuar në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit. Një ndryshim të cilën Cristiano kishte shumë nevojë për t’a bërë.