Ish lojtari Madrilen, Robinho ka dhënë një intervistë për FourFourTwo në të cilën iu është përgjigjur disa pyetjeve nga lexuesit e kësaj magazine dhe në të cilën foli edhe për Real Madridin, arritjen në Madrid, raportet me Beckham dhe largimin nga Madridi.
Arritja në Madrid
”Arritja në Madrid ishte një ëndërr e bërë realitet. Nuk mund të besoja herën e parë. Isha shumë i ri dhe nuk mund të gjeja dollapin tim, ata më trajtuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Isha një fëmijë dhe ata më ndihmonin mua.”
Debutimi me Madridin
”Debutimi me Madridin ishte gjenial. Isha i etur të luaj me Ronaldo, Zidane dhe Raul. Nuk mund të prisja. Ishte perfekte. Kur mora topin e parë, e driblova një lojtar të Cadizit dhe luaja, pastaj fillova të godisja. Ishte një debutim i ëndërrave. Shkova në Madrid vetëm disa ditë më parë por isha një fëmijë i vendosur për të luajtur.”
Raportet me Beckham
”Beckham ishte gjithmonë mirë me brazilianët. Ishte pjesë e grupit tonë. Në fakt kishte pak zili në mesin e spanjollëve, sepse ai kishte më shumë lehtësi për portugalishten sesa spanjolishtën dhe më pas kalonte shumë kohë me ne. Ai është shumë i përulur. Mund të them se është lojtari që ka më shumë këmbë në tokë nga të gjithë lojtarët që kam njohur. Eshtë i mrekullueshëm.”
Largimi nga Reali
”Nuk pendohem se si u largova nga Real Madridi, por si ndodhi kjo, pasi që Real Madridi ishte klubi që më hapi dyert dhe më dha mundësinë për të luajtur në Europë. Kam luftuar për t’u larguar dhe për të harruar kujtime e gjërave të mëdha që kam bërë për ekipin. I kam ndihmuar ekipit të fitojë Ligën dhe mendoj se kam luajtur mirë por isha temperament.
Arritja e mundshme në Chelsea dhe ‘zemërimi’ i Realit
”Objektivi im ishte Chelsea. Scolari më tha që mund të bëja diferencën në ekipin e tij. Por Real Madridi ishte i zemëruar me Chelsean pasi ata shisnin fanella me emrin tim para se të përfundonte marrëveshja. Jam i sigurt se ky gabim ishte një nga arsyet pse transferimi në Angli dështoi, pasi ishte një cështje e krenarisë për Real Madridin. Unë shkova në një klub të mrekullueshëm që më pritën në mënyrën më të mirë. Kam gëzuar gjithashtu 1 vit e gjysmë në City, edhe pse qyteti ishte më i ftohtë se në Madrid.”