Zinedine Zidane ka folur për rikthimin e tij në stol vetëm pak më shumë se 100 ditë pas dorëheqjes nga Real Madridi. Në një intervistë për TVE ai tha: ”Sigurisht që së shpejti do të rikthehem për të stërvitur, sepse është ajo që më pëlqen dhe ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës time.”
Zidane ishte në televizionin publik në Arnedo, La Rioja, ku ndoqi nga afër djali ne tij Elyaz Zidane në një turne që luante për akademinë e Madridit, Infantil A, të drejtuar nga Xabi Alonso.
Kjo intervistë është e para në të cilën Zidane foli për të ardhmen e tij në mënyrë të qartë dhe zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet të marrë drejtimin e ndonjë skuadre.
Ndërkohë, Francezi kohën e lirë po e shfrytëzon për të ndjekur evolucionet e fëmijëve të tij (Luca, Theo dhe Elyaz në akademinë e Madridit dhe Enzo në Majadahonda).