Klubi brazilian është i hapur për të negociuar për sulmuesin 21-vjeçar, klauzola e të cilit është 50 milionë euro. Fluminense do të ishte e gatshme të pranonte një ofertë prej 20 milion euro.
Lajmi se sulmuesi i Fluminenses, Pedro së shpejti mund të bashkohej me Real Madridin bëri bujë në mediat braziliane.
Globosporte ka zbuluar se Fluminense ka hedhur poshtë tri oferta të reja për 21 vjeçarin dhe konfirmoi gjithashtu (duke cituar burimet meksikane) se bisedimet janë avancuar me Real Madridin dhe shtoi se klubi brazilain është i hapur për të negociuar për Pedron, klauzola e të cilit është 50 milionë euro.
Ofertat e fundit që kanë ardhur për sulmuesin janë nga Franca dhe Meksika. Girondins dhe Bordeaux kanë ngritur ofertën e tyre fillestare nga 8.5 në 12 milionë euro, ndërsa Monterrey ka ofruar dy oferta – një ofertë 15 milionëshe dhe tjetra 20 milionë euro. Oferta e Girondins dhe Bordeaux u refuzua nga brazilianët pasi ata mendojnë se është shumë i ulët çmimi që klubet në fjalë ofruan, teksa oferta e dytë, nga Monterrey, u refuzua nga lojtari.
20 milionë euro plus 20% të të drejtave të lojtarit – Fluminense do të ishte e gatshme të pranonte një ofertë prej rreth 20 milionë euro duke pasur edhe 20% të lojtarit – që nënkupton se ata do të merrnin këtë përqindje parash nëse lojtari shitet në të ardhmen.