100 ditë më parë një tërmet goditi Real Madridin. Zinedine Zidane vendosi të largohet nga klubi vetëm 6 ditë pasi fitoi titullin e tretë radhazi të Champions Leagu dhe të 13’tin në historinë e klubit. Francezi përfundoi ciklin cuditërisht edhe pse kishte një kontratë në fuqi por tha se ekipi ka nevojë për një ndryshim.
Që nga 31 maji kanë kaluar më shumë se 100 ditë në të cilat Madridi ka pësuar shumë ndryshime nga ai Madrid që fitoi 3 Champions League radhazi. Disa ndryshime erdhën me arritjen e Lopetegui i cili ka zëvëndësuar Francezi. Të tjerat, vendime të udhëheqësve. Këto ishin 5 ndryshimet më të rëndësishme që nga largimi i Zidane:
Revolucion në portë
Zidane refuzonte të nënshkruante me ndonjë portjer dhe i besonte Keylor Navas. Pas largimit të tij, klubi nuk humbi mundësinë të nënshkruajë me Courtois, portjerin më të mirë të botërorit në Rusi, të cilin e bleu nga Chelsea.
Bale, nga stoli në një LIDER
Gareth Bale humbi titullarin në sezonin e kaluar. As sprintet e tij nuk i garantuan vendin e startuesit në finalen e Kievit. Këtë sezon askush nuk diskuton praninë e tij në fushë dhe besojnë në golat e tij. Në Madrid e shohin si zëvëndësues të Cristianos dhe Uellsiani, për momentin po e bën mirë këtë punë. Në fakt, ai është duke treguar versionin më të mirë që nga koha kur nënshkruajti me klubin para 5 viteve.
Nga një i përjashtuar në një çelës
Dani Ceballos nuk kishte besimin e Zidane, ashtu sic u demonstrua me pak minuta që luajti. Mesfushori Spanjoll tani ka mbështetjen e Lopetegui dhe i ka treguar se ai është i rëndësishëm. Ashtu do të jetë edhe për Marianon që e riktheu nga Lyon pasi ishte larguar për shkak të minutave të pakta që i ofronte Zidane. Lopetegui dëshironte një sulmues dhe klubi i solli Francezin, sulmuesin që nuk kishte vend në formacionin e Zidane sa ishte trajner i ekipit në 3 vitet e mëparshme.
Investime më shumë se në dy vitet paraprake
Epoka triumfuese e Zidane nuk ishte e bazuar në nënshkrime. Në fakt, në dy merkatot verore sa ishte trajner Zidane, klubi solli lojtarë të rinj dhe me cmim të lirë si Asensio, Ceballos, Theo dhe Llorente. Megjithëse politika e klubit vazhdon të jetë inkorporimi i lojtarëve të rinj, Madridi ka shpenzuar 146 milionë euro (duke përfshirë Vinicius JR për 45 mil euro), që është shuma më e madhe se në dy vitet paraprake. Mariano, Courtois dhe Odriozola janë tre lojtarët më të shtrenjtë që i ka blerë klubi gjatë kësaj vere.
Një ekip stabil pa Cristianon
Madridi i 9 viteve të fundit ka qenë Madridi i Cristiano Ronaldos. 450 golat e tij, 50 në cdo sezon, e konvertuan Portugezin në superylliin dhe liderin e ekipit që fitoi shumë tituj falë tij, që mori rrugën e largimit drejt Juventusit. Me largimin e tij, Lopetegui dhe klubi besojnë se lojtarët tjerë duhet të jenë më aktiv para golit. Asensio, Benzema, dhe Bale (Bale dhe Benzema kanë shënuar 8 gola në 4 ndeshje këtë sezon), duhet të mbushin bateritë për të zëvëndësuar Cristiano që është një rikujtim i epokës së lavdishme, por tani një i lojtar i kaluar për ekipin.