Mesut Ozil ka pasur si idol gjithmonë ish trajnerin Madrilen, Zinedine Zidane. Mesfushori Gjerman në një intervistë për webfaqen zyrtare të Arsenalit, ka rikujtuar kohën kur takoi për herë të parë Francezin dhe foli për ndjenjat e tij kur arriti në Madrid.
‘‘Me të vërtetë kam qenë nervoz, i lumtur dhe mirënjohës për shkak se Madrid është një klub aq i madh. Endërroja të luaja atje sepse idoli im, Zinedine Zidane kishte luajtur për ta.”, tha Ozil.
Ozil gjithashtu foli edhe për momentet e para si lojtar Madrilen nën udhëheqjen e Jose Mourinhos: ”Dita ime e parë ishte me Mourinhon dhe me bashkëlojtarët e mi. Natyrisht, kur jeni i ri në një ekip, jeni pak më i qetë dhe i lumtur pasi lojtarët e mëdhenjë ishin aty. Isha i lumtur vecanarisht kur u njoftova me Zidane, që ishte momenti më i mirë për mua.”
”Në zhveshtore ai arriti me Mourinhon si asistent i tij, kështu që sigurisht duart e mia u djersitën, donin t’i flisnin atij. Ai ishte i relaksuar dhe unë me të vërtet e kam shijuar takimin e parë me të.”, përfundoi mesfushori i klubit Londinez.