Marcelo ishte protagonist i revistës Tertulia Magazine të Real Madrid TV. Kapiteni i dytë i ekipit foli për trajektoren e tij në klub dhe tha se është shumë i lumtur që po luan në klubin më të mirë në botë.
”E ardhmja ime është një temë që nuk duhet të diskutohet. Jam shumë i lumtur në Real Madrid, është shtëpia ime dhe kam edhe shumë vite kontratë. Jam shumë i lumtur këtu, është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë dua të luaj në klubin më të mirë në botë. Eshtë mirë të më prekin këto thashetheme dhe gjithmonë është vështirë të tregoj se dua të jem këtu dhe të luaj këtu. Gjithmonë jap maksimumin për të qenë në klubin më të mirë të botës.”, ishin fjalët e mbrojtësit Brazilian.
Më tutje, Marcelo vazhdoi: ”Dua të luaj edhe shumë vite në Madrid. E kam kokën time të qetë dhe dua të vazhdoj në Real Madrid. Shumë njerëz fshihen pas rrjeteve sociale për tëfolur pa kuptim dhe për të krijuar gjëra që nuk janë të vërteta. Jam i gëzuar sikurse që isha 18 vjet. Do të qëndroj këtu deri në fund.”