Real Madridi dhe Gareth Bale duket sikur për momentin po shkojnë në drejtime të kundërta, ose të paktën, kështu është fituar përshtypja. Teksa Madrilenët duket sikur kanë rikuperuar më në fund një ecuri të mirë dhe një formë të kënaqshme me katër fitore rradhazi dhe 16 gola në favor, Uellsiani nuk mbaron së humburi terren.
Për më tepër, vazhdon të shpresoje për një status titullari në ndeshjet e fundit. Ai ka qenë zëvendësues në tre nga katër ndeshjet e fundit – doli nga fillimi vetëm ndaj Betis (3-5) dhe mbeti në stol përballë Real Sociedad (5-2), PSG (3-1) dhe Leganes (1-3), pa mos shënuar në asnjërën prej këtyre ndeshjeve. Sidoqoftë, Zidane vazhdon të shpresoje tek versioni më i mirë i tij për t’i dhënë më tepër minuta.
Vizita e Alaves të Shtunën në ora 16:15 duket si një shans i mirë për të gjetur një shans dhe për të dëshmuar që nuk ka asnjë divorc mes tij dhe trajnerit, apo në mënyrë të heshtur, në diçka që mund të jetë dhe fillimi i një fundi. Zidane nuk sheh një rast ‘Bale’, por fraza e tij në konferencën për media si ‘ka gjëra prapa’ të cilën frazë mediat nuk e kanë lënë pa e kapur, thotë diçka për këtë çështje, por shumë pak nga ajo që mund të duket jashtë. Realiteti është që Zidane nuk është i zemëruar me askënd dhe po aplikon meritokracinë: ai që nuk është mirë, nuk luan dhe kjo duket sikur Uellsianit nuk i ka pëlqyer. Mbase pasditën e së Shtunës gjërat do të ndryshojnë, por kjo mbetet të shihet.
Ky mund të jetë formacioni startues për ndeshjen e nesërme:
Keylor; Theo – Nacho – Varane – Carvajal; Ceballos – Casemiro – Kovacic; Cristiano – Benzema – Bale.