Janë bërë 100 ditë që kur një ‘tërmet’ shokoi bazamentin e Real Madridit teksa Zinedine Zidane vendosi të largohet nga klubi vetëm 6 ditë pasi kishte marë trofeun e tretë rradhazi në Champions League.
Francezi vendosi t’i japë fund ciklit të lavdishëm në një mënyrë surprizuese dhe potencoi që pavarësisht se kishte një kontratë, klubi kishte nevojë për ndryshime.
”Është pak e çuditshme por duhej të ndodhte,” thoshte Zidane në konferencën lamtumirëse.
”Mendoj se kjo skuadër duhet të vazhdoje të fitoje dhe ka nevojë për një ndryshim, skuadra ka nevojë për një tjetër zë dhe një tjetër metodologji pune.”
Që nga 31 Maji, 100 ditë kanë kaluar dhe në Real Madrid kanë ndodhur shumë ndryshime.
Disa prej tyre edhe nga trajneri i ri, Julen Lopetegui, ndërsa disa të tjera edhe me vendime të kryesisë së klubit që tani nuk e kanë pengesën e quajtur Zinedine Zidane.
Më poshtë kemi përshkruar disa nga ndryshimet më të rëndësishme.
Revolucion në portë
Zidane refuzonte të prekte temën e portierëve; një situatë të cilën ai mendonte se është krejtësisht e panevojshme me Keylor Navas në skuadër.
Pikërisht për këtë arsye, ai bllokoi me sukses arritjen e David De Geas dhe Kepa Arrizabalaga.
Me Zidane tashmë të larguar, klubi nuk e humbi shansin për të blerë Thibaut Courtois, portierin më të mirë të Kupës së Botës me një çmim të arsyeshëm një vit përpara se kontrata e tij të skadonte.
Edhe pse Navas ka luajtur ndeshjet e para, Belgu mori rolin e startuesit ndaj Leganes, e që prej tani e tutje duket sikur do jetë roli i tij.
Gareth Bale, nga stoli në një lider
Gareth Bale humbi statusin e tij vitin e kaluar. Forma madhështore e treguar në javët e fundit të sezonit të shkuar nuk ishin të mjaftueshme që ai të startonte në Kiev, finale në të cilën e përfundoi si ylli i madh i mbrëmjes duke shënuar dy herë dhe një gol me roveshatë.
Këtë sezon askush nuk e diskuton prezencën e tij dhe ndeshjet e Uellsianit në kampionat janë duke u matur me gola.
Në Real Madrid shohin pasuesin e Cristiano Ronaldos dhe Uellsiani, të paktën për momentin, po bën mirë.
Në fakt, jemi duke parë versionin më të mirë të tijin që kur ka nënshkruar me Real Madridin 5 vite më parë.
Nga i ‘përjashtuar’ në një pjesë e rëndësishme e ekipit
Dani Ceballos nuk ishte në gjendje të fitonte besimin e Zidane, diçka që u dëshmua edhe nga minutat e pakta të cilat ai luante.
Mesfushori i lindur në Sevilla tani ka mbështetjen e Lopeteguit që veçse e ka pohuar përpara mediave që ai do të jetë i rëndësishëm në skuadrën e tij.
I njëjti rast është edhe me Marianon i cili pasi u zbulua si një talent i padiskutueshëm, u transferua tek Lyon në kërkim të minutave, diçka që i mungonte me Zidane.
Lopetegui dëshironte një sulmues dhe Real Madridi i solli një lojtar që nuk kishte vend me Francezin në krye. Tashmë ai do të rivalizoje me Benzeman për vendin e ‘9’-tës.
Më tepër investime se në dy vitet e shkuara
Epoka triumfuese e Zinedine Zidane nuk ishte e bazuar në blerje të reja. Në fakt, Real Madridi shpenzoi më shumë para këtë verë se sa në dy merkatot e shkuara në të cilat Zinedine Zidane ishte në krye.
Kishte blerje por ishin të rinjë dhe të lirë, të tillë si Marco Asensio, Dani Ceballos, Theo Hernandez dhe Marcos Llorente.
Edhe pse politika është të vazhdohet t’ju besohet blerjeve të reja dhe premtuese, në verën që shkoi, Florentino Perez investoi 146 milion euro, teksa marim në konsideratë blerjet më të mëdha si Vinicius (45 milion), Mariano (22 milion), Courtois (35) dhe Alvaro Odriozola (30).
Një karakter ekipor pa Cristiano Ronaldo
Real Madridi në 9 vitet e shkuara ka qenë i tëri i Cristiano Ronaldos. 450 golat e tij, 50 për sezon, e shëndruan në një yll të vërtetë Portugezin dhe një referencë madhështore të ekipit që fitoi shumë tituj falë kontributit të tij.
Tashmë një lojtar i Juventus dhe me largimin e tij, Lopetegui insiston dhe drejtuesit besojnë që lojtarët tjerë duhet të hedhin një hap përpara dhe të shënojnë më tepër.
Asensio, Benzema, Bale (2-shja e fundit ka shënuar 8 gola në 4 ndeshje zyrtare) duhet të ngrisin performancën e tyre nëse duam që kujtimi për Ronaldon të na mbesë në të shkuarën.