Real Madridi ka patur të ardhura rekord këtë vit – 750 milion euro – dhe këtu pa mos përfshirë të ardhurat nga shitjet e lojtarëve gjatë sezonit 2017/18.
Është 11.3% më lartë se sezonin e kaluar e që përkthyer në shifra do të thotë 76.3 milion euro më tepër, diçka që e bën këtë vit më të suksesshmin që nga viti 2000.
Klubi ka përfunduar vitin me një përfitim prej 43 milion euro (pas taksave) dhe 31.2 milion euro neto.
Buxheti i sezonit aktual është 752 milion euro dhe klubi është në profit për të tretin vit rradhazi.
Me 23 Shtator, Real Madridi do të mbaje një mbledhje me anëtarët e asamblesë së përgjithshme ku do të aprovoje menaxhimin financiar për vitet e shkuara dhe ku do të diskutohet mundësia për të përdorur të ardhura nga jashtë për të ri-modeluar stadiumin.