Luka Modric mbrëmë pas ndeshjes së Kroacisë zbuloi se ka një marëdhënie të mirë me Cristiano Ronaldon dhe se portugezi i dërgoi një mesazh atij për t’ia uruar fitimin e çmimit ‘Best Player’ të UEFA-s.
Kroati foli para mediave pas ndeshjes së kombëtares së tij me Portugalinë.
“Kam një marrëdhënie të mirë me të, ai më dërgoi një mesazh që më uroi për fitimin e çmimit ‘Best Player’ dhe se ai shpreson të më shoh sa më shpejtë,” – tha fillimisht kroati.
“Unë e eci mirv me Cristianon, dhe do vazhdoj t’a bëjë këtë, asgjë nuk do të ndryshojë. Çmimet individuale janë të rëndësishme, por më e rëndësishmja është grupi. Jam i lumtur që jam në listën për The Best. Lojtarët dhe trajnerët vendosin fituesin, të shohim,” – përfundoi kroati.