Kishte një përgjigje të thjeshtë nga trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, kur u pyet nëse ai do të bëhej trajner i Barçës në të ardhmen.
Si një ish-lojtar i Katalanasve, nuk do të ishte befasuese në rast se ai do bëhej trajner i Barcelonës.
“Unë jam duke stërvitur skuadrën më të mirë në botë,” – tha ai për Cadena SER në lidhje me këtë.
Vinicius Junior nuk ka luajtur mjaftueshëm me skuadrën e parë deri me tani, por kjo ka arritur deri në pikën ku është konsideruar përsëri një huazim në Flamengo në janar, por Lopetegui është i qetë rreth kësaj.
“Ai është një lojtar i skuadrës së parë dhe kemi shumë besim në atë që mund të na japë,” – vazhdoi trajneri bask.
Megjithëse shkarkimi i tij nga kombëtarja spanjolle disa ditë para se të fillonte Botërori, mund t’i kishte lënë një “shije të thartë” rreth presidentit të federatës, Lopetegui nuk mban aspak inat.
“Do të them përshëndetje për Luis Ribalies, sepse jam një person i edukuar,” – shtoi ai më tutje.