Javier Ribalta, drejtori sportiv i Zenit dhe ish-drejtori i emisareve në Juventus tha se një lëvizje e Marcelos në Torino do ishte e mundshme.
Kopertina e Tuttosport sot ishte me titullin: “Marcelo? Është e mundur.” Këto fjalë vinë nga Javier Ribalta, drejtori sportiv i Zenitit, i cili në të kaluarën ka punuar si drejtor i emisareve në Novara, Milan, Manchester United dhe në Juventus.
Mbrojtësi i majtë u lidhë gjatë verës me një kalim te Juventusi, por asgjë nuk kishte konkrete, teksa thashethemet vazhdojnë të rriten në lidhje me një ribashkim të mundshëm të Cristiano Ronaldos dhe Brazilianit te Juventusi, duke konsideruar këtë lëvizje për verën e ardhshme.
I pyetur për një lëvizje të mundshme të Marcelos në Juventus, Ribalta tha se mund të jetë e mundur. Atij i’u dha një listë e nënshkrimeve të mundur, se cili prej tyre mund të ndodh duke përfshirë 3 lojtarë: Marcelo, Paul Pogba dhe Adrien Rabot. “Marcelo, dy të tjerët duken të pamundur,” – u përgjigj ai.