Muaj pasi braktisi Real Madridin, Zinedine Zidane ka dhënë një intervistë për UEFA.com ku ka diskutuar aktualitetet e klubit, ka folur për futbollin në përgjithësi dhe ka rikujtuar karrierën e tij si trajner.
Titujt e fituar: ”Ishin të veçantë për arsye të ndryshme. Titulli i parë ishte i veçantë sepse ishte i pari për mua si trajner. I dyti ishte simbolit për intenzitetit, me ndeshjen ndaj Juventus që ishte për mua më e mira. Dhe e treta ishte qershia mbi tortë pas tre sezoneve tek Real Madridi.”
Çelësi i suksesit: ”Gjithmonë të besoh tek filozofia yte dhe këtë t’ua transmetosh lojtarëve, pavarësisht se kush është kundërshtar i yni.”
Rezultate të mira jashtë shtëpie: ”Ndodhte shpesh, arrinim rezultate shumë të mira jashtë shtëpisë, diçka që mund të shpjegoje edhe humbjen e koncentrimit tonë në ndeshjet vijuese në shtëpi. Në të njëjtën kohë, nuk kam pasur asnjëherë përshtypjen që ekipi do të futet në panik. Kur punoja me lojtarët e atij niveli, e di se si ata menaxhojnë këto periudha të lojës, veçanërisht kur nuk luajnë mirë dhe menjëherë rikthehen në nomralitet. Puna ime ishte të mbaja lojtarët të qetë.”
Benzema: ”Karim ishte i rëndësishëm për ekuilibrin e ekipit, për mënyrën se si donim të sulmonim. Ai ndihmonte lojën tonë në kontrollin e topit duke luajtur me bashkëlojtarët. Vendoset në dispozicion të grupit dhe është vërtetë një lojtar ekipor.”
Ndeshjet ndaj Tottenham: ”Janë një ekip i ri, i mirë ekuilibruar dhe shumë i përkushtuar. Nuk arritëm të bënim lojën tonë dhe vuajtëm kur ishim prapa. Pa dyshim, në ndeshjen e fundit, rendimenti i keq na ndihmoi të jemi më të fortë dhe ne mësuam se si të marim leksione si ekip.”
Ndeshja e kthimit ndaj Juventus në çerekfinale: ”Ishte përfundimisht një rast ku mendonim se veçse kishim kaluar tutje. Kjo është e bukura e futbollit, madje i nivelit më të lartë. Duhet të kujtosh që në një eleminatore asnjëherë gjërat nuk kanë mbaruar, edhe atëherë kur duket sikur ndeshja ktheyese është vetëm formalitet. Duhet të sigurohesh që të evitosh çfarëdolloj humbje koncentrimi dhe të foikusohesh tek plani i lojës.”
Planifikimi i finales së Cardiff dhe Kiev: ”Plani ynë i lojës ishte realisht ndryshe. Luanim me një formacion rombi, ashtu siç bëmë në Cardiff. I kërkova Iscos të futet më në qendër dhe luanim me dy sulmues. Poashtu kërkonim të mbulonim hapsirat që Marcelo të dilte në sulm. Kishte shumë liri për të lëvizur, me Sergio Ramos që mbulonte krahun e tij.”
9 titullar në Cardiff ishin edhe në Milan: ”Nuk ka dyshime për këtë. Eksperienca gjithmonë bën diferencën në të tilla kompeticione dhe për lojtarët është më e lehtë të japin një hap përpara.”
Karta e Casemiros, Kroos dhe Modric: ”I kërkova Kroos dhe Modric që të mbrohen duke bërë presion dhe duke tentuar të mbulojnë hapsirat për bashkëlojtarët tanë, ndërsa Casemiro na jepte ekuilibër në të gjitha zonat e fushës duke ndalur mesfushorët që na bënin presion. Loja e tyre ishte kyçe, si me topin në këmbë ashtu edhe pa të.”
Rëndësia e kontrollit të topit: ”Kur e ke topin, nuk tenton t’a rikuperosh, por ajo që është normale në këtë mënyrë është rreziku që mban në vete. Gjithashtu mund t’i bësh kundërshtarët të vrapojnë dhe t’i lodhësh në këtë mënyrë. Duke e ditur që lojtarët e mi kishin aftësitë e nevojshme, e ndjeva për obligim të forcoj identitetin tonë si një ekip që mban topin, dhe jo vetëm që e mban por që bën mirë me të, që sulmon kur e ka topin në këmbë. Në të njëjtën kohë, të kesh posedimin e topit nuk të garanton fitoren.”
Analiza e rivalëve dhe lojtarëve të tyre: ”Në Real Madrid, stafi im teknik dhe unë personalisht i kushtonim shumë kohë analizave të ekipeve kundërshtare, por e limitonim atë që transmetonim tek ekipi, pasi që donim që ekipi të vazhdonte fokusin tek loja që donim të aplikonim. Pa dyshim, kalonim kohë në analizën e lojtarëve individual gjatë javës dhe kisha nga një bisedë me çdo lojtar përpara çdo ndeshje.”
Liverpool: ”Janë një ekip që kundërsulmon dhe bën shumë preison. Janë shumë të shpejtë me topin dhe tre sulmuesit e tyre janë shumë të rrezikshëm kur kanë topin. Poashtu janë një ekip që asnjëherë nuk mund t’i shohësh të dorëzuar.”
Instruksione të veçanta ekipit për të ndaluar Salah: ”Loja jonë gjithmonë ishte e njëjta pa marë parasysh rivalin me të cilin përballeshim. Pa dyshim që u thonim lojtarëve karakteristikat individuale të rivalëve në mënyrë që ata të ishin të vëmendshëm me gjëra specifike që kundërshtarët bënin. Nuk doja t’a bëja shumë këtë dhe preferoja që lojtarët e mi të koncentrohen fillimisht tek loja jonë.”
Rëndësia e anësorëve: ”Ishi një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit tonë, pasi kishin kapacitetin të bënin diçka të papritshme dhe të krijonin raste të rrezikshme përpara. Kur topi shkonte nga krahët, gjithmonë ekzistonte mundësia që diçka të ndodhte. Thënë ndryshe, kështu arrinim të thyenim mbrojtjen e ekipeve duke mbajtur topin dhe duke realizuar lojën tonë nga krahët.”
Ronaldo dhe Ramos: ”Janë lojtar me shumë energji dhe ndikim në skuadër. Sergio është një lider i lindur dhe ka një prezencë madhështore në skuadër, ndërsa Cristiano Ronaldo është një lider në fushë që inspiron bashkëlojtarët. Ata e kompletonin njëri-tjetrin.”