Shumica e lojtarëve të Real Madridit janë në detyrë me kombëtaret e tyre përkatëse, por Marcelo po qëndron në Valdebebas këtë javë pasi nuk u ftua nga tekniku brazilian.
Julen Lopetegui ka hartuar një plan për të ndihmuar Marcelon të kthehet në më të mirën e tij gjatë dy javëve të ardhshme.
Fillimi i tij për këtë sezon nuk ishte i mirë.
Braziliani ka bërë disa gabime të kushtueshme, si në humbjen e SuperKupës së Europës, pastaj duke u zëvendësuar në ndeshjen kundër Gironës pasi Portu shkaktoi dëme nga krahu i tij, një zëvendësim që ai tha se ishte i befasuar pasi ndodhi.
Duke pasur parasysh se Marcelo ishte në Kupën e Botës, ku ai pësoi një dëmtim, ai nuk ka pasur një fillim sezoni të zakonshëm.
Përkundër gjithë kësaj, Lopetegui nuk ka hezituar t’a mbrojë atë para mediave.
“Isha i kënaqur me javën fantastike të stërvitjes që kishte pas atij zëvendësimi,” – tha trajneri për Onda Ceron të hënën.