Cadete B i Real Madridit ka fituar trofeun Sant Gabriel 2018, që do të thotë se Raul ka fituar titullin e tij të parë si trajner.
Ish-legjenda e Real Madridit ka filluar karrierën e tij si trajner këtë sezon me skuadrën e të rinjëve, ku për trofeun Sant Gabriel u takuan me rivalin e përbetuar të Realit, Barcelona në finale dhe fituan me rezultat 2 – 0, me golat e shënuar nga Abraham dhe Yeray Lanchas.
Duke kalura një kurs trajneri sezonin e kaluar, Raul tani po fiton përvojë praktike për të marrë licencën zyrtare, e cila do t’a lejonte atë të ishte trajner në çdo nivel të mundshëm.
Tani për tani, ai është duke shijuar periudhën si trajner në akademinë e Real Madridit.