Me Thibaut Courtois që bëri debutimin e tij për Real Madridin sonte, kapiteni i Realit, Sergio RIamos pati vetëm lëvdata për të por theksoi edhe kontributin e Keylor Navas.
Portieri belg pranoi një gol nga penalltia në minutën e 25-të, por mori ovacione nga tifozët në Bernabeu pas pritjes së parë me Real Madridin.
“Courtois është një portier i shkëlqyeshëm, por nuk duhet të harrojmë sezonet madhështor që kemi pasur me Keylor (Navas), në Champions League në veçanti,” – tha Ramos për Movistar Partidazo.
“Ne kemi përmirësuar skuadrën dhe i kemi bërë vendimet të vështira për trajnerin, gjë që është pozitive. Luajtëm lojë të mirë, dhe studiuam kundërshtarin gjatë gjithë javës. Ju nuk mund të dominoni gjatë gjithë ndeshjes, por suksesi që kishim përballë portës është një shenjë e mirë.”
Karim Benzema, Gareth Bale dhe vetë Ramos, bënë që kapiteni i Real Madridit të ndjente vetëm pozitivitet.
“Sezoni është shumë i gjatë dhe është e rëndësishme që ne të jemi në dispozicion të trajnerit kur duhet,” – vazhdoi mbrojtësi.
“Është mënyra e duhur për të vazhduar, pas tre [fitore] nga tre ndeshje.”
VAR: “VAR zbut festimet. Por jam mbështetës i teknologjisë. Do të ketë raste kur do të na favorizojë neve, por edhe raste që favorizohet kundërshtari, por është diçka që mund t’a bëjë lojën më të mirë.”