Luis Enrique ka publikuar listën e parë të të ftuarve në krye të kombëtares spanjolle dhe tani trajneri po mundohet t’a bëj ’11-shën’ e tij më të mirë, duke bërë kështu një vizitë sonte në Estadio Santiago Bernabeu.
Enrique ishte në stadiumin që ai e quajti shtëpi për pesë vite sa ishte një lojtar i Real Madridit në ndeshjen kundër Leganesit, së bashku me ndihmësit e tij, Robert Moreno, Rafel Pol dhe Joaquin Valdes.
Ai u ul në pjesën e tribunës e rezervuar për VIP, dhe pati rastin të flet edhe me drejtuesit e Real Madridit atje, si Emilio Butragueno.