Real Madridi ka vazhduar me ecurinë e fitoreve në La Liga për këtë sezon, duke shënuar fitoren e tretë rradhazi, kësaj rradhe kundër Leganesit.
Edhe pse në letër ishte një fitore e lehtë, fillimi ishte i vështirë për skuadrën e Julen Lopeteguit, ku pas 17 minutash lojë gjetën rrjetën pas golit të Gareth Bale. Por vetëm pas 7 minutash lojë, Leganes barazoi shifrat nëpërmjet një penalltie që e shkaktoi Casemiro.
Megjithatë, pas këtij goli, pjesa e parë përfundoi pa ndonjë tentim nga ndonjëra palë për të kaluar në avantazh.
Vetëm 2 minuta pasi filloi pjesa e dytë, Benzema me kokë i dha avantazhin Realit për 2 – 1. Sulmuesi francez nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 61-të, shënoi një super gol nga jashtë zone.
Ishte kapiteni, Sergio Ramos i cili vulosi fitoren 5 minuta pasi Benzema shënoi golin e dytë, ku nëpërmjet një goli nga penalltia, çoi rezultatin në 4 – 1.
Me kaq, skuadra e Julen Lopeteguit ‘paketoi’ tre pikëshin e rradhës.
Për më shumë, ju ftojmë t’i ndiqni golat dhe rastet më të mira të ndeshjes: