Julen Lopetegui zhvilloi seancën e tij të fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme, me Mariano Diaz i cili kompletoi seancën e parë stërvitore pas rikthimit në klub, Jesus Vallejo i cili vazhdoi me procesin e rikuperimit dhe me Borja Mayoralin që mungoi.
Sot, klubi zhvilloi seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme kundër Leganesit, në kuadër të La Ligas në Santiago Bernabeu.
Mariano, nënshkrimi i ri nga Lyoni, u stërvitë për herë të parë me bashkëlojtarët e ri të skuadrës. Jesus Vallejo ka vazhduar me procesin e tij të rikuperimit. Teksa, në konferencën për shtyp, Lopetegui theksoi, “Nëse Mariano është kthyer, kjo është sepse ne jemi të kënaqur që t’a kemi atë përsëri në dispozicion.”
I vetmi që mungoi në stërvitje ishte Borja Mayoral, i cili mund të ketë marrë rrugën për në Levante sipas Cadena SER. Julen Lopetegui në konferencën e tij për shtyp, përveç largimit të mundshëm të Borja Mayoral, i cili ka vendosur të largohet, tha se merkatoja Realit është mbyllur më përfundimisht.