Florentino Perez mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ku edhe një vit tjetër Real Madridi dominoi në të gjitha aspektet. Për më tepër, presidenti Madrilen shfrytëzoi rastin për të goditur Inter, duke iu referuar denoncimit të klubit të bërë në FIFA për çështjen Modric, teksa ai ka një kontratë me Real Madridin.
”Kanë tentuar të marin 10-tën tonë pa mos paguar”, potencoi presidenti Madrilen në një pyetje nga gazetarët e shumtë në Monaco.
Real Madridi vendosi të denonconte Interin në FIFA për faktin që ka kontaktuar një lojtar pa mos pyetur më parë klubin me të cilin ai ka një kontratë. Një vepër ilegale, sepse diçka e tillë lejohet vetëm në rastin kur lojtarit i mbeten vetëm 6 muaj kontratë dhe në asnjë rast tjetër.