Real Madridi dhe Olympique Lyonnais kanë aritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Mariano, që vjen në klub për të nënshkruar për 5 sezonet e ardhshme.
Mariano u shit sezonin e kaluar për 8 milion euro në klubin francez, ku tani është rikthyer përsëri në Bernabeu për shifrën 23 milion euro.
Megjithatë, dilema e cila po bën bujë është se cili do jetë numri mbrapa shpinës së Marianos? Numrat 16 dhe 23 janë të lirë, ndërsa me një largim të mundshëm të Mayoralit lirohet edhe numri 21. Numri 18 shënohet në fanellën e Llorentes.
Por, nuk duhet të harrojmë se edhe numri 7 është i lirë, me largimin e Cristiano Ronaldos.
E tani, është gazetari i COPE-s, Miguel Angel Diaz i cili ka hapur polemika pas një postimi në profilin e tij personal në Twitter, duke theksuar se Real Madridi ka tani më lojtarin me numrin 7.
“Juanito, Butragueno, Raul, Cristiano… Dhe tani, Mariano! Real Madridi tashmë ka ‘7-shin’,” – ishte shkrimi i tij në Twitter.
Mbetet të shihet, këtë të Premte (31 gusht), me fillim nga ora 13:30, kur do të bëhet prezentimi i sulmuesit Domenikan se sa e vërtetë është kjo.