Monaco do të jetë në qendër të vëmendjes sot, pasi do të hidhet shorti i Champions Leagues, do të shpallet fituesi i çmimit ‘Lojtari më i Mirë’ dhe do t’a takojë Cristiano Ronaldon me Florentino Perez.
Kur portugezi nënshkroi për Juventusin këtë merkato, ai dhe Perez lamtumirat e tyre i bënë vetëm nëpërmjet mesazheve dhe tani do të kenë mundësinë të takohen ballë për ballë.
Presidenti i Real Madridit dëshiron të sjellë përsëri disi normalitet në marrëdhëniet e tij me golashënuesin më të mirë në histori të klubit, ku ky i fundit nuk pranoi një konferencë për shtyp lamtumirës dhe arriti në Torino menjëherë pas Kupës së Botës.
Të gjithë sytë do të jenë te Perez dhe Roaldos teksa do të takohen përsëri për herë të parë që nga largimi i tyre që të le për të dëshiruar.