Mariano Diaz rikthehet në Real Madrid pas një sezoni të kaluar tek Lyon. Ka patur shumë debate interesante gjatë ditës së sotme me presidentin e Lyon që theksoi se ‘Real Madridi nuk e dëshironte lojtarin’, por më poshtë ju tregojmë se e gjitha kjo ishte një strategji e Florentino Perez:
– Drejtuesit e dinin që ai është një lojtar me potencial të madh por që duhej të kishte më tepër minuta në një klub tjetër..
– Mariano Diaz transferohet tek Lyon një sezon më parë për shumën e 10 milion eurove, me Lyon që pranoi kushtet e vendosura nga Real Madridi: 35% të kartonit dhe refuzimin e parë nëse një ofertë vjen drejt tij..
– Mariano shkëlqen në sezonin e parë në Francë duke shënuar 21 gola me emisarët Madrilen që e ndiqnin vazhdimisht..
– Çmimi i kartonit të Mariano Diaz pësoi një ngritje drastike pas shkëlqimit të tij në Francë dhe Real Madridi dëshironte t’a ktheje në skuadër..
– Duke ditur faktin që Lyon do të kërkonte një shumë të pa arsyeshme për të (rreth 80 milion euro), Florentino Perez kontakton presidentin e Lyon në fillim të merkatos dhe i thotë që Mariano nuk është tipi i sulmuesit që Real Madridi kërkon.
– Florentino Perez dhe stafi i tij vendosën të presin për një ofertë për Marianon nga një klub tjetër e që Lyon t’a pranonte atë, duke i vendosur kështu një çmim të arsyeshëm me që Real Madridi nuk po e kërkonte.
– Në fund të merkatos, shfaqet Sevilla në skenë dhe ofron 40 milion euro për Marianon dhe Lyon pranon ofertën e Sevillas me bindjen që Real Madridi po flinte dhe nuk e dëshironte lojtarin.
– Dhe këtu del në skenë Real Madridi që shfrytëzon opsionin e refuzimit të ofertës së parë duke e shëndruar atë në një ofertë të veten për të marë shërbimet e Marianos për një çmim të aryeshëm.
– Real Madridi rikthen një sulmues që ka potencialin të shënoje +30 gola në sezon për vetëm 20 milion euro, duke ia marë nga duart Lyonit që i dha hapsirën për t’u zhvilluar dhe Sevillas që kishte filluar të krijoje iluzione me lojtarin.