Pas përfundimit të fazës play-off në kuadër të Champions League dhe tashmë kur dihen të gjitha ekipet për fazën e grupeve, mund të thuhet që gjithçka është gati për hedhjen e shortit që do të mbahet në një ceremoni të veçantë në Monaco, nesër në ora 18:00h.
Ashtu siç është bërë një traditë tashmë, forumi Grimaldi do të shoqëroje ceremoninë në të cilën UEFA feston vit për viti hapjen zyrtare të sezonit.
Me ndihmën e Ricardo Kaka, i ftuari special për të marë pjesë në ceremoni, 32 klubet pjesëmarrëse do të kuptojnë fatin e tyre në tentim për të rrëzuar nga froni Real Madridin e pamposhtur, që në këto tre vitet e fundit ka fituar trofeun tre herë rradhazi.
Ekipi i kurorëzuar si kampioni aktual i Europës, aktualisht i udhëhequr nga Julen Lopetegui dhe fitorja e Atletico Madrid në Europa League – e treta në historinë e tyre – ka bërë që të tre klubet Spanjolle të jenë në bombolën e parë si bartë të grupit.
Barcelona do të shoqërohet nga kampionët e ligave respektive si Bayern Munchen, Manchester City, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Lokomotiv Moscow.
Ekipi i katërt Spanjoll në Champions, Valencia, do të jetë në bombolën e tretë pasi eleminoi Salzburgun në play-off.
Grupi i vdekjes
Shorti mund të na sjellë përballje shumë interesante. Për Real Madridin, Atleticon dhe Barcelonën, skenari më i keq do të ishte të përballeshin me Dortmund, Liverpool dhe Inter në të njëjtin grup. Valencia nga ana tjetër, do të ketë një problem të madh nëse qëndron në të njëjtin grup me PSG, Manchester United dhe Inter.
Short me plot kuriozitete
Në këtë short të Championsit mund të shohim shumë përballje sfiduese. Bernabeu mund të përjetonte rikthimin e Jose Mourinhos apo Iker Casillas. Poashtu, vizita e Carlo Ancelottit do të kishte një vend special për Madrilenët.
Faza e grupeve fillon zyrtarisht me 18 Shtator dhe do të zgjasë deri me 12 Dhjetor. Me 12 Shkurt, kompeticioni do të kaloje në fazën e eleminimit direkt ndërsa me 1 Qershor të vitit 2019, do të luhet finalja në Wanda Metropolitano të Madridit.