Real Madridi vazhdon të mbetet në krye të listës së UEFA-s sa i përket koeficientëve të klubeve.
Madrilenët kanë marë vendin e parë që nga sezoni 2013/14 dhe që atëherë askush nuk ka mundur t’i rëzoje në vendin e dytë. Pas triumfeve të njëpasnjëshme në Champions League duket sikur askush nuk mund të rivalizoje me Real Madridin në këtë drejtim.
Klubi nga Bernabeu do të futet në fazën e grupeve me plot 162,000 pikë, pothuajse 20,000 më shumë se rivali më i afërt, Atletico Madrid.
Lista është si vijon:
1. Real Madrid (162,000)
2. Atlético Madrid (140,000)
3. Bayern Munich (135,000)
4.Barcelona (132,000)
5. Juventus (126,000)