Mariano do të rikthehet në Real Madrid dhe presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar sot në një konferencë për media që Madrilenët kërkonin për një blerje tjetër në vend të Marianos.
Aulas poashtu shpjegoi detajet e operacionit dhe logjikën se si është zhvilluar transferimi.
”Për aq koha sa Mariano është i shqetësuar, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, pasi Real Madridi nuk e kërkonte atë por një profil të një lojtari tjetër,” filloi ai në konferencën për media.
”Ai donte të largohej dhe të mbash një lojtar kundër vullnetit të tij është një opsion i keq përpara sezonit të ri.”
”Kemi dëgjuar ofertat, një nga Sevilla erdhi papritmas dhe ne u dakorduam.”
”Nuk e dinim që Real Madridi do të shfrytëzonte opsionin e ri-blerjes, por ata e bënë diçka të tillë.”
”Real Madridi do të paguaje 33 milion euro + 3 të tjera në formë të bonuseve, minus 35% të të drejtës së kartonit që veçse e kishin në pronësi (diku tek 20 milion euro).”
Teksa presim që kalimi i tij të bëhet zyrtar, Mariano është stërvitur sot individualisht në kompleksin stërvitor të klubit aktual.