Pavarësisht interesimit të raportuar të Realit për Neymarin, sulmuesi i PSG ka thënë se nuk do të largohet nga klubi francez këtë verë.
Që nga largimi i Cristiano Ronaldos nga kampionët europian, ylli i PSG është lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll.
“Kam një kontratë me PSG dhe jam duke qëndruar në Paris,” – tha ai kur u pyet për të ardhmen e tij.
Neymar ishte në Barcelonë ku luajti poker me Gerard Piquen dhe vizitoi terenin e qendrës stërvitore të ish klubit të tij.
“Po, shkova në qendrën stërvitore të Barçës. Bisedova gati me gjithë skuadrën dhe kalova një kohë të mirë me ta, më mungojnë shumë,” – përfundoi ai.