Arjen Robben është në rrugën e tij për moshën 35 vjet dhe këtë sezon do të luajë sezonin e 10’të me Bayernin pas largimit nga Reali që qëndroi dy vite.
Dhe holandezi ka vetëm fjalë të mira për klubin Bavarez edhe pse ai nuk ka arritur të shpëtojë nga dëmtiemt muskuluare (sezoni që ka luajtur më së shumti ndeshje në Gjermani ishte 2013/14 në të cilin luajti 28 ndeshje).
Të premten Bayerni debutoi në Bundesliga për sezonin 2018/19 dhe Holandezi para kësaj ndeshje gjeti pak kohë në konferencë për shtyp që të flas edhe për historinë e tij si futbollist profesional.
”Jam gjithmonë një realist dhe e di se bota e futbollit ndryshon vazhdimisht. Mund të kishte qenë më ndryshe. Pas debutimit tim me Groningen kam kaluar dy vite në PSG. Ishte një hap i madh për mua që të dilja nga shtëpia ime si 18 vjecar. Shkova jashtë vendin si 20 vjecar në një klub shumë të madh si Chelsea. Pastaj dy vite në Madrid dhe erdhi Bayerni dhe mora vendimin.”, janë fjalët e Holadezit për karrierën e tij.
Vendimi për t’u larguar nga Madridi shkaktoi shumë dyshime por ai thotë se është krenar që mori këtë vendim: ”Në fillim isha skeptik, nuk e dija nëse ishte vendimi i duher. Tani mund të them se largimi nga Reali drejt Bayernit ishte vendimi më i mirë i karrierës time.”