Florentino Perez ka këmbëngulur që të mos ketë nënshkrime më këtë verë, përveç nëse vendimi i UEFA-s për PSG-në të Hënën hap derën për të transferuar Mbappen. Nëse jo, Neymar do të jetë objektivi kryesor në 2019.
Qëndrimi i Real Madridit këtë verë ka qenë se do të bënte vetëm një lëvizje që do t’a zëvendësonte Cristiano Ronaldon nëse mundësia do të vinte. Dhe kjo mundësi mund të paraqitet të hënën nëse PSG dënohet rënd nga UEFA për shkeljen e rregullave financiare të Fair Play (FFP), duke i detyruar parisienët të lirojnë largimin e Kylian Mbappe.
Pa rrezikun e zemërimit të pronarit të PSG, dhe me merkaton të mbyllur në Angli dhe Itali, Perez do të ishte i gatshëm të përfitonte nga situata për të sjellur yllin e ri francez në Bernabeu. Dhe kështu që për Perez, këtë verë do jetë ose Mbappe ose asgjë.
Perez kishte kontaktuar PSG-në këtë verë për Neymar por klubi parisien refuzoi çdo negociatë. AS ka mësuar se braziliani do të jetë synimi kryesor i Realit verën e ardhshme, nëse, vendimi i UEFA-s mbi PSG-në, i cili do të sjellet të Hënën, hap derën për të transferuar Mbappen.