Kroacia ishte një nga surprizat e mëdha të botërorit që u mbajt gjatë kësaj vere në Rusi. Humbën vetëm në finale me rezultat 4-2, por luajtën me fytyrën e njejtë, me vetëbesim dhe me krenari për vendin e tyre. Në këtë bosht të kombëtares Ballkanase ra në sytë e të tjerëve angazhimi i madh i lojtarëve, në vecanti i Modric dhe Rakitic.
Performancat e mesfushorit Madrilen dhe atij Blaugran u vëzhguan nga shumë klube të njohura Europiane, por pavarësisht ofertave, të dy vendosën që të heqin duart e tyre nga paratë dhe të qëndrojnë në Spanjë. Dhe tani pasojat janë për klubet përkatëse pasi të dy mesfushorët do të marrin përmirësimin e kontratës.
Modric dhe Rakitic janë dy lojtarë fundamental në skemat e Realit dhe Barcelonës. Mesfushori Madrilen është njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij dhe fitoi Topin e Artë të botërorit që u mbajt në këtë verë në Rusi. Në anën tjetër, Rakitic është një lojtar bazë në Camp Nou.
Performancat e mira të tyre me kombëtaren kanë sjellur interesimin e klubeve të mëdha si Interi për Modric dhe PSG për Rakitic, por përgjigjia e klubeve Spanjolle ka qenë të paguajnë klauzolën e tyre nëse i dëshirojnë ata: 750 milionë për Modric dhe 125 milionë për Rakitic.
Të dy mesfushorët kanë kontratë aktuale me klube. Modric ka një kontratë që i përfundon në qershor të vitit 2020 dhe Rakitic një kontratë deri në vitin 2021. Të dyja klubet nuk duan surpriza në fundin e merkatos. Florentino Perez do t’a pajisë kroatin si lider të zhveshtores me kapitenin Ramos ndërsa në anën tjetër Blaugranët do t’a bëjnë të njejtën me Rakitic në klubin e tyre.