Thibaut Courtois është i sapoardhuri dhe Keylor Navas ka përvojë: tre Championsa dhe më shumë stërvitje. Njëri dhe tjetri do të luftojnë për titullarin e portës së ekipit, që aktualisht e mban portjeri nga Kosta Rika. Lopetegui beson që ka formulën e duhur që të punojë me të dytë. Në klub dyshojnë në këtë. Arsyet nuk mungojnë pasi klubi ka pasur raste të mëparshme të tilla si psh: me Casillas dhe Diego Lopez, dhe Casillas me Navas, që detyroi legjendën të largohet drejt Portos.
Kjo luftë mes dy super portjerëve zakonisht nuk përfundon mirë. Ideja brenda klubit është e qartë pasi duan t’i mbajnë të dytë dhe njëri të startojë në ndeshjet e La Ligas dhe tjetri në ndeshjet e Champions League. Ancelotti punoi kështu me Diego Lopez (La Liga) dhe Casillas (Champions dhe Copa). Ambienti aktual nuk është ideal.
Të ballafaqur me këtë situatë klubi dëshiron të mbajë një titullar në La Liga dhe Champions dhe tjetrin në Copa del Rey. Navas tashmë ka pranuar se dëshiron të vazhdojë dhe askush nuk dyshon në aftësitë e tij. Në anën tjetër Courtois ka ardhur në Madrid për të luftuar për vendin e titullarit sic bëri në Chelsea me Petr Cech.
Bashkëekzistenca mes dy portierëve është e komplikuar por Lopetegui beson se është e mundur. Në klub e dinë se është një titullar dhe një zëvëndësues tjetër.