Merkato verore e nënshkrimeve me futbollistë po shënon ditët e fundit dhe të gjitha klubet e La Ligas po nxitojnë me përpjekjet e tyre për të përforcuar sa më shumë ekipet e tyre për sezonin që filloi në fundjavën e kaluar.
Në një analizë të Marcas, janë plot 41 lojtarë nga klubet e kampionatit Spanjoll që nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre dhe po kërkojnë ndonjë klub të ri për sezonin 2018/19. Në mesin e këtyre 41 lojtarëve, janë përfshirë 5 lojtarë Madrilen: Lunin, Luca Zidane, Casilla, Raul de Tomas dhe Coentrao.
Sipas Marcas, kjo listë e lojtarëve do të gjejnë klubet e reja të tyre në formë huazimi dhe shitje, pasi të paktën këtë sezon nuk e kanë vendin e garantuar në klubet e tyre aktuale.