Veshja e fundit e Sergio Ramos u komentua shumë në rrjetet sociale në takimin e AFE (Shoqata e futbollistëve Spanjoll), ku edhe klubi italian, Sampdoria nuk mund të rezistonte pa dhënë një koment.
Këmisha që ai kishte veshur kishte ngjyrat shumë të ngjajshme me bluzat e para të klubit italian.
Për këtë, arsye ata tallën kapitenin e Real Madridit.
“Djema, a jeni të sigurt se merkatoja është mbyllur definitivisht? Sergio Ramos duket madhështor me ngjyrat tona,” – shkruajtën ata.