Fabio Coentrao u kthye në vëmendjen e mediave dhe tifozëve këto ditë pasi publikoi një foto në rrjetet sociale duke u stërvitur në Valdebebas.
Portugezi ka një kontratë deri më 30 qershor 2019 dhe fiton katër milionë euro në vit me Los Blancos, por deri më tani asnjë skuadër nuk ka bërë ofertë për mbrojtësin.
Jorge Menges, agjenti i Coentraos, tani do të jetë në kërkim të një skuadreje për të pasi ai luajti 44 ndeshje në Sporting sezonin e kaluar dhe nuk u ftua nga kombëtares portugeze për Botëror.
Portugezi është duke pritur për të mësuar se ku do të luajë sezonin tjetër, por një gjë është e sigurt: Nuk do të jetë më pjesë e Los Blanocs.