Martin Odegaard do të kalojë një tjetër sezon në huazim në kampionatin holandez pasi ka pranuar të bashkohet me Vitesse Arnhem.
Talenti norvegjez vitin e kaluar ishte pjesë e Heerenveen, ku ishte një startues i rregullt dhe luajti 43 ndeshje në total, duke shënuar gjithsej katër gola.
Mediat holandeze po raportojnë se marrëveshja është finalizuar dhe Odegaard do të kalojë një tjetër sezon në Holandë, ku ai mund të zhvillohet më tej në një kampionat që i përshtatet atributeve të tij sulmuese në mënyrë perfekte.